• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pajisje e re në SPQ "8-Shtatori", do të ulet pritja për mamografi, ultrazë dhe tomografi

Pajisje e re në SPQ

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Tre salla të reja me pajisje të re dhe aparate për kardiologji dhe radiologji intervenuese dhe otorinolaringologji janë lëshuar sot në përdorim në SPQ "8 Shtatori". Shfrytëzimi i tyre pritet ta ulë numrin e pritjes për koronarografi, angiografi karotide dhe stentim.

Është instaluar aparat për mamografi që mund të shërbejë 60 pacientë, aparat për ultrazë, tomografi kompjuterike, dy aparate digjitale më moderne për RTG grafite konvencionale dhe aparat për navigacion.

Sallat i lëshuan në përdorim kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe drejtori i SPQ "8 Shtatori", Hristijan Kostov. Siç ishte thënë, rastet urgjente me infarktet akute të miokardit më nuk do të presin, por kujdesi i tyre dhe pranimi do të jetë urgjent  dhe kjo nuk do ta prishë programin e rregullt të pacientëve të caktuar me terminin e rregullt.

"Lëshojmë në përdorim pajisjet më bashkëkohore në tre salla. Sipas asaj që mjekët e thanë, bëhet fjalë për pajisje me të vërtet më moderne. Një pjesë e aparateve për herë të parë është instaluar në shtet dhe nuk gjenden në asnjë institucion shëndetësor publik, ndërsa ndihmon në trajtimin e pacientëve dhe në klinikat kardiologjike këtu, megjithatë edhe për nevojat e reparteve tjera në "8  Shtatori". Edhe krahas të gjitha sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe ekonomike, rinovimi i kapaciteteve shëndetësore nuk u ndal dhe vazhdimisht zhvillohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Sot me lëshimin në përdorim të këtyre tre sallave për kardiologji dhe radiologji intervenuese të cilat janë pajisur me aparate më të sofistikuara dhe më moderne nga prodhues me renome botërore krijohen kushte për intervenime më bashkëkohore për pacientët përreth botës", tha Kovaçevski.

Qeveria, shtoi, i ndjek kërkesat e spitaleve, klinikave dhe institucioneve shëndetësore në shtet dhe e mbështet zhvillimin e tyre, me vetëdije për risitë e përhershme në mjekësi.

Ai dërgoi falënderim të sinqertë për popullin e Japonisë, i cili, siç përmendi, dhuron një pjesë të mjeteve me të cilat sot sallat u lëshuan në përdorim.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe spitalin SPQ "8 Shtatori", siguroi pjesën tjetër të fondeve për instalimin e plotë të kësaj pajisjeje moderne.

"Së bashku me kryeministrin, sot këtu në SPQ "8 Shtatori" pamë tre sallat e kardiologjisë dhe radiologjisë intervenuese të pajisura me angiografi të reja moderne, të cilat krijuan kushte për procedura intervenuese kardiologjike dhe radiologjike që mund të kryhen te disa pacientë në të njëjtën kohë. Kjo e ngre edhe më shumë nivelin e këtij institucioni shëndetësor, Këto salla janë për intervenime në fushën e kardiologjisë dhe janë një ndihmë serioze në lehtësimin e barrës së Qendrës Klinike, veçanërisht në fushën e intervenimeve komplekse", theksoi ministri Mexhiti.

Sipas tij, tri sallat e reja që kanë nisur punën sot janë jashtëzakonisht të rëndësishme për uljen e listave të pritjes për ndërhyrje në fushën e kardiologjisë: koronarografia, karotidografia dhe angiografia periferike, stentimi koronar, stentimi i karotideve dhe stentimi i enëve të gjakut të gjymtyrëve.

Ai iu referua edhe lavdërimeve dhe kritikave për punën e institucioneve shëndetësore.

"Si ministër jam gjithmonë i hapur për të dëgjuar sugjerime dhe kritika me qëllime të mira, sepse mësoj prej tyre. Analizat që bëjmë për përmirësimin e sistemit shëndetësor nuk janë për të përcaktuar të metat dhe lëshimet, por për të krijuar ndryshime sistematike reformuese në dobi të pacientëve që janë fokusi ynë", nënvizoi ministri.

Drejtori i SPQ "8 Shtatori", Kostov sqaroi se për ç'farë konkretisht do të përdoren sallat dhe pajisja. Ai theksoi se pajisje të re ka edhe në Repartin për Otorinolaringologji. 

Drejtori me këtë rast i dha Mirënjohje ambasadorit japonez. sa/

foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR