• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pajisje e re me vlerë një milion euro në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive

Pajisje e re me vlerë një milion euro në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive në Shkup sot pasdite është promovuar pajisje e re në vlerë prej një milion euro, me mjete të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë siguruar disa pajisje moderne: një shtyllë kirurgjikale laparoskopike, një njësi elektrokirurgjike me plazmë argon, një pajisje transfuzioni për mbledhjen dhe përpunimin e vazhdueshëm të gjakut të humbur gjatë operacionit me një pompë vakum, monitorë pacientësh, sterilizues plazma, aspiratorë kirurgjikale dhe gjëra të tjera, të destinuara për sallat e operacionit dhe kujdesi gjysëm intensiv.

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se do të vazhdojnë me përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve.

“Siç më informoi drejtori sot, me pajisjen e re mjekësore, në sallën e operacionit të Kirurgjisë Digjestive, për herë të parë në vend kryhet  ndërhyrje laparoskopike me kontrast fluoreshente, e cila përmirëson ndjeshëm vizualizimin dhe minimizon komplikimet e mundshme gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale", tha Taravari.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të ketë edhe shumë “gjëra të tilla të bukura për shëndetësinë e vendit”.

"Mandatin e filluam me një vizitë në Spitalin klinik në Shtip, ku thamë se vazhdon projekti për përfundimin e Spitalit klinik në Shtip dhe spitalit në Kërçovë, dy monumente, thënë kushtimisht, të një kohe të kaluar, të cilën kjo qeveri ka ambicie ta përfundojë dhe nëse është e suksesshme, presim që një replikë e tillë të bëhet në një qendër të madhe klinike, e cila është premtuar prej kohësh, por asesi nuk ka ndodhur", tha Mickoski. ls/

Foto dhe video: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR