• e premte, 05 dhjetor 2025

Pajisje e re artilerike dhe armatim sipas standardeve të NATO-s për Armatën

Pajisje e re artilerike dhe armatim sipas standardeve të NATO-s për Armatën

Prilep, 18 korrik 2025 (MIA) - Po forcojmë kapacitetin mbrojtës, po modernizojmë armatën tonë dhe po tregojmë qartë se dimë të investojmë në mënyrë të përgjegjshme, strategjike dhe në interes të sigurisë së qytetarëve tanë, porositi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë promovimit të pajisjeve dhe armatimit të ri të artilerisë në kazermën "Mirçe Acev" në Prilep. Furnizimi është rezultat i marrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

"Forca e një shteti shihet pikërisht në aftësinë për të mbrojtur sovranitetin e tij, për të garantuar paqen dhe për të qëndruar i vendosur kur sfidohet. Pa siguri, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm. Pa mbrojtje të fortë, nuk ka stabilitet të qëndrueshëm. Këto nuk janë vetëm numra. Këto janë dëshmi të gjalla të qasjes së re që po ndërtojmë - një qasje në të cilën sistemi i sigurisë zhvillohet tërësisht, me nikoqirllëk dhe me një qëllim të qartë. Le të ofrojmë një sistem mbrojtës që do të bazohet në forcën dhe strategjinë tonë", tha kryeministri.

Në kuadër të marrëveshjes së parë, shtoi ai, janë blerë dhe tashmë janë dorëzuar gjashtë obusë – sisteme të fuqishme artilerie që do të forcojnë kapacitetin e Armatës sonë. Së bashku me to, parashikohet edhe blerja e municioneve me rreze të shtuar veprimi, dorëzimi dhe pagesa e të cilave janë planifikuar për vitin 2026. Me marrëveshjen e dytë është siguruar blerja e pajisjeve për obusë – sisteme për komunikim dhe kontroll të zjarrit që do të rrisin ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe saktësinë e veprimeve të njësive tona.

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski theksoi se siguria është shtylla e një kombi. Mbi 30 për qind e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes është për modernizimin e Armatës.

"Kjo pajisje e re e cila është pjesë e armatimit të batalionit të artilerisë, gjashtë obusë 'Boran', ndikon seriozisht në gatishmërinë luftarake të Armatës dhe aftësinë e saj për të garantuar sigurinë e Maqedonisë dhe sigurinë e qytetarëve të vendit. Pajisjet prodhohen në Turqi sipas standardeve më të larta të NATO-s. Furnizimi i pajisjeve përmes marrëveshjes qeveri-qeveri dërgon një mesazh të qartë se kemi besim të madh në cilësinë e lartë të produkteve nga industria turke për qëllime ushtarake", tha Misajllovski.

Sipas ambasadorit të Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj, ekziston një potencial edhe më i madh në industrinë dhe bashkëpunimin në mbrojtje.

"Vizita në Stamboll e kryeministrit në shkurt të këtij viti i cili realizoi takim me presidentin tonë të nderuar dhe nënshkroi një deklaratë të përbashkët politike për formimin e një këshilli të lartë për bashkëpunim strategjik, ngriti marrëdhëniet midis vendeve tona në nivelin e partneritetit strategjik", tha ambasadori Ullusoj.

Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral majori Sashko Lavçiski, theksoi se modernizimi i Armatës do të vazhdojë dhe se Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë që posedon këtë pajisje.

"Partneri ynë, Republika e Turqisë ka riafirmuar mbështetjen e saj të sinqertë dhe vëllazërore, me vendosmëri për të punuar së bashku, për të ndërtuar dhe forcuar partneritetin që na ka sjellë shumë përfitime gjatë viteve. Me blerjen e obusëve me kalibër 105-milimetra, fillon zbatimi i njërit prej komponentave kryesore brenda projektit 'Pajisje dhe municion për mbështetje indirekte’", tha gjeneral majori Llavçiski.

Në ceremoni u mbikëqyrën pajisjet e reja të artilerisë. Ambasadori turk nga ARM-ja mori mirënjohje përkatëse - një dekoratë për bashkëpunim. Turqia po dhuron gjithashtu mbi 130 tenda, ndërsa do të arrijnë mbi 3,900 komplete luftarake dhe pajisje ushtarake, ndërsa janë duke u dakorduar edhe automjet tjera.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR