• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pahori po përgatit një propozim për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Pahori po përgatit një propozim për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

 Lubjanë, 27 prill 2024 (MIA) - Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahori, sot ka njoftuar se është duke përgatitur draft për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilin, siç theksoi, dëshiron fillimisht ta koordinojë me Komisarin e Lartë për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Zhozep Borelin.

"Ish-presidenti Pahori është duke përgatitur një draft dhe një kornizë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta harmonizojë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Zhosep Borrelin dhe vendet-anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Kuintit", publikoi në profilin Iks.

 Pahori nuk do t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe kërkesave për intervista që merr në prag të rolit të kandidatit për përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera rajonale.

 

QËNDRONI TË LIDHUR