• e diel, 22 dhjetor 2024

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind. Marrëveshja është nënshkruar në MASH nga kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

"Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm janë më të larta për 15 për qind. Po vazhdojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, ka shkruar udhëheqësi i sindikatës në Fejsbuk.

Të punësuarit në arsim marrin 10 për qind të pagës së shtatorit në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive (MPK) për të punësuarit në sektorin publik dhe 5 për qind të tjera për të cilat është rënë dakord shtesë në negociatat mes SASHK-ut dhe MASH-it.

Nedellkov së fundi tha për MIA-n se SASHK është në negociata të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë që arsimtarët me pagën e shtatorit të kenë rritje shtesë nga 10 për qind që do t'u takojnë me MPK.

Rritja shtesë është e sigurt, theksoi Nedellkov, dhe SASHK është duke negociuar me MASH-in sa duhet të jetë përqindja.

"Ata japin aq sa japin, ne kërkojmë më shumë. Të shohim se ku do të takohemi dhe për këtë arsye nuk do të doja të spekuloj me përqindje në publik", shtoi Nedellkov në një deklaratë në fillim të vitit shkollor.

Ai ka treguar se SASHK ka arritur të ndajë 10 për qind rritje të pagave për mësimdhënësit në vitin 2020 dhe 18 për qind në vitin 2022.  sa/

Foto: FB Jakim Nedellkov

 

QËNDRONI TË LIDHUR