• e hënë, 23 dhjetor 2024

Paga mesatare neto në shtator 41.585 denarë

Paga mesatare neto në shtator 41.585 denarë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Paga neto në shtator është rritur për 9.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Sipas të dhënave statistikore, në shtator paga mesatare neto e paguar për punonjës arrin në 41.585 denarë.

Rritja vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorin e shërbimeve administrative dhe ndihmëse, ku ka një rritje prej 12.6 për qind, në industrinë përpunuese si dhe në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit.

Në krahasim me muajin gusht të këtij viti, rritje në muajin shtator është vërejtur në sektorët e minierave dhe guroreve, veprimtarive të shërbimeve administrative dhe ndihmëse dhe industrisë përpunuese.

Paga mesatare bruto për të punësuar në shtator arrin 62.573 denarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR