• e martë, 24 dhjetor 2024

Paga mesatare në prill 41.085 denarë

Paga mesatare në prill 41.085 denarë

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Paga mesatare neto për të punësuar në prill të këtij viti është 41.085 denarë dhe është për 13.7 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), kjo rritje ka të bëjë para së gjithash me rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit në sektorin e arsimit për 21.8 për qind, Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit për 18.6 dhe Informacionit dhe komunikimit për 16 për qind.

Rritja e pagës mesatare mujore neto për punonjësit, në krahasim me muajin paraprak është shënuar në sektorin e  Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 6.3 për qind, Informacionit dhe komunikimit për 5.7 dhe Transportit e magazinimit për 4.9 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR