• e hënë, 23 dhjetor 2024

Paga mesatare në nëntor të vitit të kaluar është 38.359 denarë

Paga mesatare në nëntor të vitit të kaluar është 38.359 denarë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Paga mesatare mujore neto për të punësuarit, në nëntor të vitit 2023, ishte 38.359 denarë dhe në krahasim me nëntorin e vitit 2022 është rritur për 16,2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (23.8%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (22.0%), Furnizimi me ujë; dhe kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (19.4%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e patundshmërisë (8.0%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5.9%), dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (4.6%).

Paga mesatare mujore bruto për të punësuarit gjatë muajit nëntor 2023, është 57.609 denarë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR