• e premte, 05 dhjetor 2025

Padi penale kundër një anëtare të Këshillit Gjyqësor për vepër të kryer penale "mashtrim në shërbim"

Padi penale kundër një anëtare të Këshillit Gjyqësor për vepër të kryer penale

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) – Njësiti për Korrupsion në kuadër të Sektorit për Hetime Kriminale në Departamentin për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe Departamentit për Polici Kriminale në PTHP Shkup, më 15 shtator të këtij viti parashtroi padi penale kundër L.G. (57) nga Strumica, për vepër të kryer penale “mashtrim në shërbim” neni 355 paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2 nga Kodi Penal. 

“E denoncuara L.G., si person zyrtar - anëtare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga 26.08.2022 deri më 15.01.2024 me qëllim që të përfitojë pasuri të paligjshme për vete, duke mos zbuluar faktin se ka pasur ndryshime në gjendjen pasurore të anëtarëve të familjes së saj të ngushtë, nuk i ka paraqitur njoftim me kohë kryetarit të Këshillit Gjyqësor se nuk do të përdorë shpenzimet e udhëtimit për udhëtim nga Strumica, si vendbanim i saj, në Shkup, si vend i kryerjes së punës dhe anasjelltas, duke e mashtruar kështu Këshillin Gjyqësor që t'i paguajë kompensim për shpenzimet e transportit në përputhje me pikën 4 të Vendimit për mënyrën e ushtrimit të të drejtave të gjykatësve të përcaktuara në Ligjin për pagat e gjykatësve nr. 02-1425/12 të datës 13.10.2010, dhe të miratuar nga Këshilli i Buxhetit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e nenit 8 të Ligjit për Pagat e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

E denoncuara L.G. në cilësinë e gjykatëses nga Gjykata Themelore Strumicë në vitin 2018, siç thonë nga MPB, ishte zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor, nga radhët e gjykatësve nga zona e apelit Shtip, me çka, sipas nenit 8 të Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, anëtari i këshillit ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve për transport në vlerë nga shpenzimet e vërteta për komunikacion publik. 

Në bazë të kësaj, e denoncuara L.G. ka parashtruar kërkesë, ndaj të cilës ka dorëzuar kopje nga letërnjoftimi, vendim për zgjedhje të gjykatësit dhe deklaratë të vërtetuar në notar se ajo ose anëtar i familjes së saj më të ngushtë nuk kanë banesë ose shtëpi në pronësi të tyre në vendin ku e kryen funksionin. 

“E denoncuara L.G. ka pasur ndryshim në statusin e saj pronësor në vitin 2022, përkatësisht vajza e saj ka arritur pasuri të paluajtshme – banesë në Shkup, por L.G. nuk ka paraqitur njoftim me kohë te kryetari i Këshillit Gjyqësor, për të cilin Këshilli Gjyqësor i ka paguar t[ denoncuarës gjithsej 15 herë si kompensim për shpenzimet e udhëtimit për periudhën nga shtatori 2022 (si muaji pas fitimit të pronës) deri në dhjetor 2023 (kur e drejta për rimbursim të shpenzimeve të transportit pushoi me njoftimin e saj të dorëzuar më 15.01.2024), në një total prej 291.040 denarësh, për të cilën shumë L.G. ka fituar një përfitim të paligjshëm pronësor, në dëm të buxhetit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë”, bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR