Pacientët nga zjarri në Koçan të trajtuar në Kroaci, Suedi dhe Itali, sot po kthehen në shtet
- Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan sot po kthehen nga jashtë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:52, 9 prill, 2025

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan sot po kthehen nga jashtë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për dy pacientë që po trajtohen në Kroaci, njëri në Suedi dhe tjetri në Itali.
"Jashtë vendit janë shtruar 60 pacientë. E pandryshuar mbetet gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve kritikë, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalet në vend aktualisht po trajtohen shtatë pacientë. Katër janë në Klinikën e Kirurgjisë "Shën Naum i Ohrit", dy pacientë në spitalin privat "Sistina" dhe një pacient në Klinikën për Pulmologji.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se po e ndjekin vazhdimisht gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm dhe rehabilitimit të mëtejshëm.
Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan ka rënë herët në mëngjes më 16 mars. Në tragjedi kanë humbur jetën 61 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar.
Foto: EPA/MIA