Pa ujë një pjesë e Studeniçanit
- Një pjesë e Studeniçanit për momentin është pa ujë të pijshëm, informojnë nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 09:40, 28 tetor, 2025
Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Një pjesë e Studeniçanit për momentin është pa ujë të pijshëm, informojnë nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup.
Siç shpjegon kompania, bëhet fjalë për rrugët "1" dhe "2", ndërsa shkak për këtë është një defekt në pusetë.
Foto: arkivi i MIA-s