• e premte, 05 dhjetor 2025

Pa ujë një pjesë e rrugëve "Xhon Kenedi" dhe "Kemal Sejfulla", lagjja Fushë Tophanë me presion të ulët

Pa ujë një pjesë e rrugëve

Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Për shkak të lidhjes së një tubacioni të ri ujësjellës me një tub të vjetër ekzistues, në rrugën "Kemal Sejfulla" pn do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shfrytëzuesit e rrugës "Xhon Kenedi" dhe një pjesë të rrugës "Kemal Sejfulla".

Presion të ulët do të ketë lagjja Fushë Tophanë, me ç'rast një zonë e madhe do të mbetet pa ujë.

Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup, furnizimi me ujë do të ndërpritet prej 09:30 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR