Pa ujë një pjesë e rrugës "Rokomija"
- - Një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Rokomija” në lagjen Butel sot nga ora 08:35 do të jenë pa ujë.

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Rokomija” në lagjen Butel sot nga ora 08:35 do të jenë pa ujë.
Nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizime " - Shkup njoftojnë se furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë për shkak të defektit në ujësjellës rrugor prej f-80mm në rrugën Rokomija nr.72a.
Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s