Pa ujë një pjesë e lagjes Moranë në komunën Kisella Vodë
- - Pa ujë sot prej orës 8:00 do të jenë shfrytëzuesit e lagjes së vilave në Moranë në Kisella Vodë.
- Post By Fitore Curri
- 07:28, 5 shtator, 2023

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Pa ujë sot prej orës 8:00 do të jenë shfrytëzuesit e lagjes së vilave në Moranë në Kisella Vodë.
Siç informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup ndërprerja është për shkak të sanimit të një defekti të F-125 mm.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s