• e premte, 05 dhjetor 2025

Pa ujë nesër mbeten disa rrugë të Shkupit në komunat Butel dhe Gazi Babë

Pa ujë nesër mbeten disa rrugë të Shkupit në komunat Butel dhe Gazi Babë

Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - NP "ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup informoi se nesër, 30 nëntor (e diel), për shkak të dy ndërhyrjeve të ndara në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë dhe lagje të Shkupit do të mbeten pa ujë apo me presion të zvogëluar në furnizim.

Nga ndërmarrja kumtojnë se për shkak të defektit rrugor nga f-400 mm në rr."Butelska" p.n., afër servisit "Topal", në periudhën prej orës 11:00 e deri në përfundim të mënjanimit të tij, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit në rrugët "Ho Shi Min", "Marko Krale", "Prozrenska", "Petar Manxhukov", "Aleksandar Bujnov", "Kraishka", "Kole Kaninski" si dhe shfrytëzuesit e rr."Butelska" nga aksi 1 deri në aksin 35 dhe nga aksi 2 deri në aksin 14, në rajonin e Komunës së Butelit.

Gjithashtu, më 30 nëntor, për shkak të ndërhyrjes në bul."Aleksandar Makedonski" p.n., në periudhën prej orës 05:00 e deri në përfundimin e punëve, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit në bul."Aleksandar Makedonski", rrugët "Palmiro Tolati" dhe Maxhari, banorët e lagjeve Metodija Andonov - Çento dhe fshati hasanbeg, si dhe disa nga shfrytëzuesit në rr."808" dhe bul."Kiro Gligorov", në territorin e Komunës Gazi Babë.

Presion të pakësuar në furnizimin me ujë, siç informoi NP Ujësjellësi dhe kanalizimi, do të kenë edhe sjfrytëzuesit nga lagjja Autokomandë - zona e ulët, si dhe nga lagjet Triangla dhe Hipodrom, si dhe shfrytëzuesit në rr."Pero Nakov" në afërsi të Tregut "Kvantashki". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR