Pa ujë në disa rrugë të Shkupit
- Për shkak të defektit f 100 mm në rrugën "Kopenhagenska" nr.4b, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve "Kopenhagenska", "Sofiska", "Briselska", "Njegosheva", "Stokholmska", "Petar Draganov" dhe "Gavril Lesnovski".
- Post By Arta Bunjaku
- 11:13, 1 prill, 2023

Shkup, 1 prill 2023 (MIA) - Për shkak të defektit f 100 mm në rrugën "Kopenhagenska" nr.4b, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve "Kopenhagenska", "Sofiska", "Briselska", "Njegosheva", "Stokholmska", "Petar Draganov" dhe "Gavril Lesnovski".
"Ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë prej orës 9:00. Për shkak të specifikës së defektit presim që sanimi të përfundojë në orët e mbrëmjes. Gjatë ndërprerjes, do të sigurohet cisterna me ujë të pijshëm", informojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup. ab/
Foto: MIA arkivi