Pa ujë disa rrugë në Kisella Vodë
- Pa ujë për pije aktualisht janë një pjesë e dy rrugëve në komunën e Kisella Vodës, kumtuan nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim"-Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 10:09, 22 tetor, 2025
Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Pa ujë për pije aktualisht janë një pjesë e dy rrugëve në komunën e Kisella Vodës, kumtuan nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim"-Shkup.
Siç sqaruan, bëhet fjalë për rrugët "Hristo Tatarçev" dhe "Marko Oreshkoviq", ndërsa arsye ishte një defekt rrugor.
Nga ndërmarrja theksuan se furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e riparimit të defektit. sa/
Foto: MIA arkivi