Pa ujë disa pjesë të Butelit, Çairit dhe Kisella Vodës
- Pa ujë sot nga ora 11:30 janë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Rruga e Kaçanikut", në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 12 banorët e rrugëve "Karaxhica", "Kara Trifun", "Pando Kljashev", "Peju Javorov" dhe "Milan Mijalkoviq" në komunën e Kisella Vodës dhe nga rrugët "Xhon Kenedi" dhe "Maksud Sadik" në komunën e Çairit.
- Post By Sara Ademi
- 13:07, 19 korrik, 2025
Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 11:30 janë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Rruga e Kaçanikut", në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 12 banorët e rrugëve "Karaxhica", "Kara Trifun", "Pando Kljashev", "Peju Javorov" dhe "Milan Mijalkoviq" në komunën e Kisella Vodës dhe nga rrugët "Xhon Kenedi" dhe "Maksud Sadik" në komunën e Çairit.
Siç informon NP "Ujësjellës dhe kanalizim"- Shkup, ndërprerjet në furnizimin me ujë janë për shkak të defekteve në tubat e ujit në rrugën "Rruga e Kaçanikut", tek "Ovaleks", në rrugën "Karaxhica" numër 7 dhe rrugën "Xhon Kenedi" në udhëkryqin me rrugën "Makedonska kosovska-brigada" në komunën e Çairit.
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. sa/
Foto: MIA