• e enjte, 04 dhjetor 2025

Pa rrymë sot disa pjesë të Qendrës, Karposhit, Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Sarajit

Pa rrymë sot disa pjesë të Qendrës, Karposhit, Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Sarajit

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të Qendrës, Karposhit, Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Sarajit, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat -Shkup, pas njoftimit të marrë nga EVN SHA Maqedoni.

Pa rrymë sot nga ora 08:30 deri në 13:00, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Vasil Stefanovski" dhe "20-të Tetori", në komunën Qendër.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në 11:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve 4 dhe 10 në Saraj tek xhamia, në komunën e Sarajit. 

Pa rrymë në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00, do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Lovqinska" te Ambasada e Gjermanisë, në komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 01:00 deri në 13:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Mihajl dhe Eftihij" dhe "Georgi Dimitrov", në komunën e Kisella Vodës.

Pa rrymë në periudhën nga ora 11:00 deri në 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve 18, 38 dhe 40 në Stajkovc, në komunën e Gazi Babës. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR