• e premte, 05 dhjetor 2025

Pa rrymë një pjesë e komunave Karposh dhe Gazi Babë

Pa rrymë një pjesë e komunave Karposh dhe Gazi Babë

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Koce Metalec" dhe "Filip Filipoviq", nga rruga "Rudarska" deri te Trafikat e ushqimit përpara parkingut dhe ndërtesat e kompanisë "Dy vëllezër ndërtues" në komunën Gazi Baba.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 sot pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Strushka" në komunën e  Karposhit.

Siç njoftoi QRMK– Shkup, ndërprerja është për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektro-distributiv. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR