Pa rrymë një pjesë e Gazi Babës, Sarajit, Haraçinës dhe Ilindenit
- Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Hekuranë në komunën e Gazi Babës dhe objekteve përreth çerdhes nga ora 8 deri në orën 12 sot nuk do të kenë energji elektrike.
- Post By Fami Bajrami
- 08:50, 23 gusht, 2024

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Hekuranë në komunën e Gazi Babës dhe objekteve përreth çerdhes nga ora 8 deri në orën 12 sot nuk do të kenë energji elektrike.
Siç informojnë nga QRMK-ja pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA, nga ora 8 deri në orën 9 në orët e mëngjesit rrymë nuk do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Krushopek në komunën e Sarajit, nga periudha (9:30 deri në orën 10:00) shfrytëzuesit e fshatit Haraçinë si dhe nga fshati Bërnjancë dhe Hasanbeg në komunën e Gazi Babës.
Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në orën 14 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Deladrovci, Tekija dhe Milladinovci në komunën e Ilindenit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s