Pa rrymë një pjesë e Aerodromit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit
- Për shkak të punëve teknike në elektrorrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Aerodrom, Butel dhe Gjorçe Petrov, kumtoi QRMK-Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 07:58, 28 janar, 2025
Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Për shkak të punëve teknike në elektrorrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Aerodrom, Butel dhe Gjorçe Petrov, kumtoi QRMK-Shkup.
Në periudhën nga ora 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit e rrugës "Todor Çangov", më saktë nga udhëkryqi me "Todor Çangov" nr.10 deri te udhëkryqi me "Gjorgi Kapçev" nr. 25 në Komunën e Aerodromit.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në 11:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve "30" dhe "Radishanska" në Komunën e Butelit.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e Bulevardit "Partizanski odredi" në rrethinën e kazinos Astra në Karposh 4 dhe një pjesë e shfrytëzuesve të Nerezit të Poshtëm në Komunën e Gjorçe Petrovit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s