• e hënë, 30 dhjetor 2024

Pa rrymë nesër pjesë të Çairit, Butelit, Gjorçe Petrovit dhe disa fshatrave të Shkupit

Pa rrymë nesër pjesë të Çairit, Butelit, Gjorçe Petrovit dhe disa fshatrave të Shkupit

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Shfrytëzuesit nga lagjet Fushë Tophanë, Çair, Butel, Vizbeg dhe Zona Industriale - Vizbeg nesër prej orës 6:00 deri në orën 7:00 do të mbeten pa energji elektrike.

Nesër nga ora 08:30 deri në ora 12:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga vendbanimet Kozhle, Badar, Bllacë e Katllanovës, si dhe tuneli Katllanovë në magjistralen Veles-Shkup, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 14:00 shfrytëzuesit nga lagjja "Naum Çakarov" dhe "Boris Sarafov" në komunën e Gjorçe Petrovit.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhimin me kriza e qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike nga ekipet e SHA EVN Maqedoni. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR