• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Pa rrymë nesër disa pjesë të Çairit, Ilindenit dhe Sopishtes

Pa rrymë nesër disa pjesë të Çairit, Ilindenit dhe Sopishtes

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) – Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e komunave Ilinden, Sopishtë, Çair, informojnë sot në mëngjes nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.

Prej orës tetë deri në orën 15, pa rrymë do të jenë “Pjureli plant”, “fotovoltaikë Nordik”, “Eurovia”, “Energji grup” në zonën industriale Çojlia, komuna Ilinden.

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Kërste Asenov”, “Dobri Daskalov”, një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh” në komunën Çair. Përderisa prej orës 11:30 deri në orën 14:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Resenska”, “Brigada e Dytë Maqedonase”, “Kemal Sejfulla”. 

Prej orës nëntë deri në orën 15, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Sopishtë – rruga “134” te varrezat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR