• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pa rrymë disa pjesë të Sarajit dhe Karposhit, pa ujë disa pjesë të Qendrës

Pa rrymë disa pjesë të Sarajit dhe Karposhit, pa ujë disa pjesë të Qendrës

 Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes elektrike të EVN-së, nesër pa rrymë do të mbeten disa pjesë të komunës së Sarajit dhe Karposhit.

 Siç njoftuan nga QRMK, në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Saraj pranë qendrës tregtare, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 disa pjesë të rrugës "Pariska" nr.5 dhe rr. "Bukuresht" nr 21, 19, 17 dhe 15 në komunën e Karposhit.

 Nga QRMK-ja, sipas të dhënave nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim Shkup, njoftojnë gjithashtu se sot do të fillojë pastrimi dhe klorimi  i rezervuarit Pripor 2. Aktivitetet do të fillojnë në periudhën prej orës 08:00, ndërsa është e mundur të ketë ndërprerje të vogël të ujësjellësit në komunën e Sopishtës.

 Për shkak të vendosjes së një lidhjeje uji f100mm në rrugën "Maxhir Maalo" nr.15 (lagja Maxhir Maalo - Qendër), nga ana tjetër, ndërprerje me furnizim me ujë nga ora 10:00 do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të rr."Ohridska", rr."Petriçka" deri në rr."Gjuro Gjonoviq". Ndërprerja do të jetë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR