Pa rrymë disa pjesë të Aerodromit dhe Karposhit
- Pa rrymë sot nga ora 09:00 deri në 14:00 do të mbesin shfrytëzuesit në rrethinën e objektit "Ekuilibrium" në rrugën "Rudi Çajevac", në komunën e Aerodromit.
- Post By Sara Ademi
- 08:02, 20 qershor, 2025
Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Pa rrymë sot nga ora 09:00 deri në 14:00 do të mbesin shfrytëzuesit në rrethinën e objektit "Ekuilibrium" në rrugën "Rudi Çajevac", në komunën e Aerodromit.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në 16:00 pa rrymë do të mbesin një e pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Vanço Mickov", ndërsa nga ora 10:30 deri në 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Knez Tërpimir" dhe lagjja Tërnodol, të gjitha në komunën e Karposhit.
Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në rrjetin elektroshpërndarës në Qytetin e Shkupit. sa/
Foto: MIA