Pa rrymë disa komuna të Shkupit, pa ujë disa shfrytëzues të rrugës "Vanço Mickov"
- Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Karposh, Butel, Aerodrom dhe Sopishte. Pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Vanço Mickov".
- Post By Sara Ademi
- 07:53, 7 prill, 2025

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Karposh, Butel, Aerodrom dhe Sopishte. Pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Vanço Mickov".
Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat në Qytetin e Shkupit, pas raportimit të marrë nga EVN, sot nga ora 08:30 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Kumanovska" në lagjen 11-të Tetori, ndërsa nga ora 08:30 deri në 14:00, shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Momin Potok, më saktë objektet në rrethinën e ndërtesës së MOTOQENDËR.
Nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Butelska" - krahu nr.2 dhe krahu nr.6, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:30, shfrytëzuesit e rrugëve "Lisiçe e Epërme" dhe "Lisec".
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të f. Dobridoll, vendi i quajtur Sadinje, më saktë pas Shtëpisë së pleqve në Panorama.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit, pas raportimit të marrë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim, kumtoi se për shkak të sanimit të defektit në rrjetin e ujësjellës me diametër F-1, në rrugën "Vanço Mickov" nr.18, nga ora 09:30 deri në përfundimin e intervenimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës së njejtë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s