Pa pengesë zhvillohet votimi në Rankovcë, deri në orën 11 jehona është 18,29 për qind
- Banorët e Komunës së Rankovcit sot zgjedhin kryetarin e komunës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:42, 2 nëntor, 2025
Rankovcë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Banorët e Komunës së Rankovcit sot zgjedhin kryetarin e komunës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.
Sipas informacionevr nga kryetari i Komisionit zgjedhor komunal Rankovcë, Orce Todorovski, votimi ka filluar me kohë në të gjitha 13 vendvotime dhe po zhvillohet pa pengesa.
Deri në orën 11 jehona është 18,29 për qind që do të thotë prej gjithsej 2.921 qytetarë me të drejtë vote, deri në orën njëmbëdhjetë kanë votuar 534 qytetarë.
Të drejtën e tyre të votës gjatë ditës së djeshme në këtë komunë e kanë realizuar 69 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm nga gjithsej 72 të pafuqishëm,qa/
Foto: MIA