• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pa marrëveshje përfundoi takimi i dytë ndërmjet Sindikatës së AOGJSH-së dhe Qeverisë

Pa marrëveshje përfundoi takimi i dytë ndërmjet Sindikatës së AOGJSH-së dhe Qeverisë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA)  -  Pa marrëveshje përfundoi takimi i dytë ndërmjet Sindikatës së AOGJSH-së dhe Qeverisë për kërkesat e të punësuarve në shërbimin gjyqësor dhe prokurorial. Deri të premten apo javën e ardhshme duhet të mbahet edhe një takim.

Në takimin e sotëm, siç deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së Tërpe Deanovski, nuk kanë marrë ndonjë propozim konkret nga Qeveria. 

"Ka vullnet. Qeveria mendon se do të gjendet një zgjidhje për këtë problem megjithatë ofertë konkrete nuk ka. Negociatat do të vazhdojnë një ose dy herë të tjera. Dero të premten duhet të finalizohet Buxheti për vitin e ardhshëm në mënyrë që edhe ne të marrim të dhëna më konkrete se çfarë dhe si planifikon Qeveria lidhur me kërkesat tona", tha Deanoski pas takimit. 

 Nga Sindikata e AOGJSH-së shpresojnë se do të gjendet ndonjë, siç thonë, një mes i artë, rreth kërkesave të tyre.

 Pas protestave disajavore të të punësuarve në administratën gjyqësore, javën e kaluar Sindikata e AOGJSH-së  dhe Qeveria u ulën për bisedime me qëllim që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme të përbashkët për kërkesat e tyre për rritje të pagave për 78 për qind dhe pagesën e shtesave të pagave.

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR