Pa hapa vendimtar kundër ndotjes së ajrit, Maqedonia do të vazhdojë të paguajë edhe në jetë njerëzish edhe ekonomikisht në humbje të BPV-së
- Ndotja e ajrit nuk është vetëm një problem i heshtur, por vret në mënyrë masive dhe nëse nuk merren hapa vendimtare tani, Maqedonia do të vazhdojë të paguaj edhe në jetë njerëzish edhe ekonomiskisht përmes humbjes së BPV-së. Përvojat nga vende të tjera tregojnë se me një politikë të duhur mund të arrihen rezultate brenda tre deri në pesë vjet, dhe problemi mund të zgjidhet plotësisht brenda shtatë vitesh, theksuan organizatat joqeveritare që morën pjesë në debatin mbikqyrës të Komisionit parlamentar për shëndetësi për efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që po merren për mbrojtjen e shëndetit publik.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:02, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Ndotja e ajrit nuk është vetëm një problem i heshtur, por vret në mënyrë masive dhe nëse nuk merren hapa vendimtare tani, Maqedonia do të vazhdojë të paguaj edhe në jetë njerëzish edhe ekonomiskisht përmes humbjes së BPV-së. Përvojat nga vende të tjera tregojnë se me një politikë të duhur mund të arrihen rezultate brenda tre deri në pesë vjet, dhe problemi mund të zgjidhet plotësisht brenda shtatë vitesh, theksuan organizatat joqeveritare që morën pjesë në debatin mbikqyrës të Komisionit parlamentar për shëndetësi për efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që po merren për mbrojtjen e shëndetit publik.
Edhe pse duket kompleks, sipas tyre, nevojitet vetëm strategji më e mirë dhe përgjegjësi konkrete dhe detyra të qarta për institucionet se kush për çfarë është përgjegjës.
Sipas Bojana Stanojevska Pecurovska nga Qendra për ndryshime klimatike, është i domosdoshëm krijimi i një organi koordinues që do të koordinojë punën e të gjitha institucioneve dhe do të ndjekë zbatimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit.

"Të gjitha analizat tregojnë se për të përballuar me ndotjen e ajrit nuk mund të fokusohemi vetëm në një burim, por duhet të punojmë në të gjitha burimet në mënyrë paralele. Për çdo burim janë përgjegjës aktorë të ndryshëm - diku është industria, që do të thotë se duhet të ketë kontroll mbi funksionimin e saj; diku është transporti, që nënkupton se duhet të nënkuptojmë transport publik; por më e rëndësishmja është të fokusohemi në sigurimin e mënyrave alternative të ngrohjes për amvisëritë dhe objektet publike", theksoi Stanojevska Pecurovska.
Sipas Eli Peshevës nga Iniciativa O2, statistikat tregojnë se vendi është në krye të Evropës për nga numri i vdekjeve të shkaktuara nga ekspozimi i grimcave PM 2.5 - statistika thotë se 303 persona për çdo 100 mijë banorë janë nën rrezik.
"Sipas Agjencisë Evropiane për Mjedisin Jetësor, në vitin 2022 për shkak të ekspozimit kronik ndaj ndotjes së ajrit, kanë vdekur parakohe 3.600 bashkëqytetarë tanë që përbën 16 për qind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vit. Në Shkup 1.200 persona vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur, ndërsa UNICEF-i vlerëson se 11,6 për qind e vdekjeve të foshnjave nën një vjeç janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit", deklaroi Pesheva.
Për krahasim, theksoi ajo, numri i përgjithshëm i viktimave nga KOVID-19 në vend që nga viti 2020 deri në maj të vitit 2025 është ,.976 persona që tregon se vdekjet nga ndotja e ajrit janë ndjeshëm më të larta.

Sipas stacioneve tona matëse, nëse e përjashtojmë Lazaropolen, tha Pesheva, ajër të mirë ka vetëm rreth një muaj e gjysmë në vit edhe atë vetëm në Koçan dhe Miladinovc, rreth gjysmë muaji në Ohër dhe në periferinë e Manastirit. Në stacionet e tjera matëse ka vetëm ndërmjet dy dhe nëntë ditë në vit. Sipas vlerave të reja kufitare të BE-së, ajër mjaftueshëm të mirë ka vetëm gjysmë muaji në vit, varësisht nga stacioni matës dhe katër muaj në vit në varësi të vendndodhjes. qa/
Foto: arkivi i MIA-s/printskrin
