• e enjte, 27 qershor 2024

Pa energji elektrike disa pjesë të Komunës së Karposhit dhe fshati Bukoviq dhe Kuçevishtë

Pa energji elektrike disa pjesë të Komunës së Karposhit dhe fshati Bukoviq dhe Kuçevishtë

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 14 do të jenë konsumatorët e shtëpive rreth autolarjes Smartwash dhe   kryqëzimi i bulevardit "Ilinden" dhe "8 Septemvri" dhe barrakat deri te Fakulteti i Arteve Deamatike në Komunën e Karposhit.

Ashtu siç informojnë nga QRMK-Shkup, pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA, nga ora  9  deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rrethina e rrugës hyrëse nga manastiri "Sveti Arfangel Mihail" dhe posta në fshatin Kuçevishtë në Komunën e Çuçer Sandevës, ndërsa nga ora  9  deri në orën 11  do të jenë konsumatorët e fshatit Bukoviq në Komunën e Sarajit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR