• e premte, 28 qershor 2024

Pa energji elektrike një pjesë e komunave Kisella Vodë, Qendër dhe Saraj

Pa energji elektrike një pjesë e komunave Kisella Vodë, Qendër dhe Saraj

 

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - EVN njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike disa nga shfrytëzuesit e komunave Kisella Vodë, Qendër dhe Saraj. Në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit, shfrytëzuesit sot dhe nesër do të jenë pa energji elektrike 

Nga ora 9:00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Partenij Zografski”, “Cerska”, “Cërniçe”, “Hristo Uzunov”, “Slavejko Arsov” dhe “Vostaniçka” në komunën Kisella Voda. 

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, sot dhe nesër, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Krushopek në komunën e Sarajit.

Nga ora 9:00 deri në ora 14:30, sot do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës “Rimska” në komunën e Karposhit. ls

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR