• e enjte, 21 nëntor 2024

Pa energji elektrike disa pjesë e]të Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës dhe Çairit

Pa energji elektrike disa pjesë e]të Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës dhe Çairit

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin elektroshpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunave të rajonit të Shkupit, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Çair, njoftuan pasdite nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza -Shkup. 

Në periudhën nga ora 11 deri në orën 13, rrymë nuk do të kenë konsumatort e bulevardit "Aradhat Partizane" numër 93 hyrja 4 në Komunën Karposh. 

 Një pjesë e rrugës "Darvinska" në lagjen Draçevë, Komuna Kisella Vodë, nuk do të kenë rrymë nga ora nëntë deri në orën 14.

 Në Komunën e Çairit, rrymë nuk do të kenë nga ora 8:30 deri në orën 13 - rrugët "Sllavej Pllanina", një pjesë e "Prohor Pçinski" drejt xhamisë, një pjesë e rrugës së "Plastikave", objektet rreth "Marmarisit", "Topanska" dhe objektet rreth Teqesë. 

 Nga ora nëntë deri në orën 15 - një pjesë e konsumatorëve të rrugës "103", nga rrethrrotullimi i Volkovës në drejtim të kishës në komunën e Gjorçe Petrovit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR