• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pa energji elektrike nesër një pjesë e konsumatorëve në Karposh dhe Aerodrom

Pa energji elektrike nesër një pjesë e konsumatorëve në Karposh dhe Aerodrom

 Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë  nga EVN, bëri të ditur  se nesër nga ora 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve "Vllae" dhe "France Preshern" në Komunën e Karposhit.

 Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e  rrugëve "Angell Dimovski" dhe "23 Oktomvri" në Komunën e Aerodromit.

 Ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike do të jenë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR