Përzgjedhen çerekfinalistët për Kupën e Maqedonisë, Shkupi kundër Shkëndijës
- Post By Besir Saiti
- 15:54, 25 tetor, 2022

Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Pas shortit të sotëm, janë bërë të njohura çiftet për fazën e çerekfinales të Kupës së Maqedonisë në futboll.
Më së shumti vëmendjen e tërheq ndeshja mes kampionit aktual dhe atij të dikurshëm Shkupi dhe Shkëndija.
Çiftet në çerekfinale:
Shkupi - Shkëndija
Sileks – Vardar
Maqedonia GJP - Akademia Pandev
Strugë TL – Bregalnicë
Ndeshjet do të luhen më 9 nëntor.
Trofeun e sezonit të kaluar e mbron Maqedonia GjP. bs/