• e enjte, 04 dhjetor 2025

Përveç në shkollën "Dimo Haxhi Dimov", në tjetër shkollë në Karposh nuk janë gjetur bakterie patogjene

Përveç në shkollën

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Përveç në shkollën "Dimo Haxhi Dimov", në tjetër shkollë në Karposh nuk janë gjetur bakterie patogjene, njoftuan sonte nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

"Më 27 nëntor, Agjencia për ushqim dhe veterinari, së bashku me persona zyrtarë nga ISHP, kreu një inspektim të jashtëzakonshëm të nëntë shkollave fillore në komunën e Karposhit. U morën mostra ushqimore nga secila shkollë, si dhe mostra nga sipërfaqet e punës në kuzhinat e shkollave. Pas analizave, nuk u zbuluan bakterie patogjene në mostrat e hulumtuara. Përveç në njërën nga shkollat, ku u zbulua prania e enterobaktereve në dy sipërfaqe, që është tregues i higjienës së pamjaftueshme", sqaruan nga ISHP, duke shtuar se informacionet në lidhje me rezultatet nga Shkolla fillore “Dimo Haxhi Dimov” tashmë janë dorëzuar.

Në kumtesë thuhet se se ISHP do të propozojë iniciativë që do të thotë ndryshime shtesë në Programin kombëtar vjetor për shëndet publik, rregullore të caktuara, ligje dhe akte nënligjore, në drejtim të higjienës më të mirë në shkolla, kopshte, si dhe ushqim dhe ujë më të sigurt në to, gjë që do të thotë avancim të temave që lidhen me shëndetin publik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR