Përsëri vendoset përmendorja e Andon Lazov- Qosetos!
- Përmendorja e Andon Llazov-Qosetos është vendosur mbrëmë në rrethrrotullimin e hotelit "Kontinental" në Shkup. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi në Fejsbuk thekson "se me vendosjen e këtij monumenti në nder të revolucionarit maqedonas Andon Llazov Janev-Qoseto nderojmë shpirtin e tij të palodhur dhe sakrificën në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur".
- Post By Fami Bajrami
- 09:41, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Përmendorja e Andon Llazov-Qosetos është vendosur mbrëmë në rrethrrotullimin e hotelit "Kontinental" në Shkup. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi në Fejsbuk thekson "se me vendosjen e këtij monumenti në nder të revolucionarit maqedonas Andon Llazov Janev-Qoseto nderojmë shpirtin e tij të palodhur dhe sakrificën në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur".
"Andon Llazov Qoseto i njohur për shpirtin e tij luftarak, është simbol i historisë maqedonase dhe një nga pjesëmarrësit e shquar në Kryengritjen e Ilindenit. Roli i tij në lëvizjen revolucionare është me rëndësi të paçmuar për lirinë dhe pavarësinë e sotme të vendit tonë", shkruan Arsovska.

Për kthimin e përmendores së Qosetos, mëngjesin e sotëm përmes një komunikate të shkurtër ka informuar edhe Qyteti i Shkupit. Në kumtesë madje përcillet publikimi në Fejsbuk i Arsovskës, pa detaje se ku dhe kur saktë është vendosur përmendorja.
Përmendorja e Andon Lazov-Qosetos më parë u vendos tek Kompleksi i gjykatave në vitin 2014 kur Koce Trajanovski ishte kryetar i Qytetit të Shkupit. Kryetari i ardhshëm, Peter Shilegov e largoi atë në vitin 2018 me shpjegimin se ka qenë ndërtim pa leje.
Foto: Qyteti i Shkupit