• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përsëri protesta në Izrael shkaku i reformave në gjyqësor

Përsëri protesta në Izrael shkaku i reformave në gjyqësor

Jerusalem, 11 korrik 2023 (MIA) – Në Izrael sot kanë filluar protestat kundër reformave të planifikuara të qeverisë në gjyqësor. Demonstrantët mëngjesin e sotëm bllokuan përkohësisht disa rrugë të vendit dhe brohorisnin "Duhet të ndalojmë shkatërrimin e demokracisë!".

Sipas organizatorëve, gjatë ditës janë planifikuar tubime shtesë. Pasdite, pritet që mijëra izraelitë të mblidhen në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit.

Kneseti mbrëmë në lexim të parë miratoi pjesën kyçe të reformës kontroverse gjyqësore të kërkuar nga Qeveria, pas pauzës në zbatimin e saj për shkak të protestave masive në mbarë vendin.

Qëllimi është të privohet Gjykata e lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë që i konsideron "të paarsyeshme".

Pas një debati të gjatë dhe të ashpër, deputetët e miratuan atë dispozitë me 64 vota “pro” dhe 56 “kundër”.

Me votimin përfundon pauza tre mujore në të cilën u zhvilluan negociata me opozitën.

Pauza pasoi pas një serie protestash masive nga kundërshtarët e reformave dhe paralajmërimet e liderëve botërorë dhe zyrtarë të tjerë se demokracia e Izraelit do të rrezikohet duke hequr kompetencat dhe pavarësinë e Gjykatës së lartë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR