Përsëri do të ketë ndërhyrje oftalmologjike në Spitalin klinik të Tetovës
- Spitali klinik i Tetovës informoi se përsëri do të mund të kryhen ndërhyrjet oftalmologjike pasi që kishte një pauze për riparimin e një defekti në njërën nga aparatet. Njëkohësisht informuan se pacientët do të thirren sipas listës së pritjes.
- Post By Ramize Qamili
- 17:24, 31 korrik, 2025
Tetovë, 31 korrik 2025 (MIA) - Spitali klinik i Tetovës informoi se përsëri do të mund të kryhen ndërhyrjet oftalmologjike pasi që kishte një pauze për riparimin e një defekti në njërën nga aparatet. Njëkohësisht informuan se pacientët do të thirren sipas listës së pritjes.
"Pas një pauze prej disa muajsh, pas riparimit të defektit të aparatit për fakoemulsifikim, pajisjes me mikroskopin e ri dhe furnizimit me materialet e nevojshme të përkohshme për ndërhyrjet kirurgjikale të kataraktës (perdes) sot ka rifilluar punën salla e oftalmologjisë dhe ajo ka marrë sërish gjallëri", kumtoi Spitali klinik i Tetovës në faqen e saj në internet.
Prej atje me lutje deri tek pacientët për durim, sepse do të thirren për ndërhyrje sipas rendit të pritjes. rq/
Foto: Spitali klinik i Tetovës