• e mërkurë, 03 korrik 2024

Përplasje mes dy helikopterëve ushtarakë amerikanë pranë bazës “Fort Kembell” në Kentaki, ka viktima

Përplasje mes dy helikopterëve ushtarakë amerikanë pranë bazës “Fort Kembell” në Kentaki, ka viktima

Uashington, 30 mars 2023 (MIA) - Disa persona humbën jetën kur dy helikopterë ushtarakë amerikanë u përplasën në qarkun Trig, pranë bazës ajrore Fort Kembell, në shtetin federal amerikan të Kentakit.

Dy helikopterët "Blekhok" (HH60 Blackhawks) u aksidentuan duke realizuar stërvitjen rutinë rreth orës 22:00 sipas kohës lokale, tha drejtoresha për marrëdhënie me opinionin në bazën "Fort Kembel", Brendalin Karpenter-Plejer për "Foks Njuz Dixhital".

"Ekuipazhi po fluturonte me helikopterë "Blekhok" gjatë stërvitjes rutinë kur ndodhi incidenti. Statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihet aktualisht. Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre", tha Karpenter-Plejer.

Në vendin e aksidentit arritën shërbimet e emergjencës nga disa rajone, ndërsa sipas raportimit të radios WKDZ, është e mundur të kenë vdekur deri në nëntë persona.

Guvernatori i Kentakit, Endi Beshir, në Tuiter e konfirmoi aksientin, duke thënë se do të ketë dia viktima.

 "Po marrim lajme të rënda nga Fort Kembel, pritet të ketë viktima. Policia, shërbimet e emergjencës në Kentaki dhe nëpunësit lokal po ndihmojnë", shënoi Beshir në Tuiter. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR