• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përmirësohet vlerësimi kreditor i vendit, konfirmim për politikat e Qeverisë

Përmirësohet vlerësimi kreditor i vendit,  konfirmim për politikat e Qeverisë

Shkup, 15 prill 2023 (MIA) -  Agjencia “Fiç” e rishikoi perspektivën e vlerësimit kreditor të vendit nga negative në stabile, duke konfirmuar politikat që zbatohen, kumtuan nga Ministia e Financave.

Nga Agjencia theksojnë se rezistenca e ekonomisë vendase ndaj efekteve të pandemisë globale, konflikti në Ukrainë, si dhe stabiliteti makroekonomik i cili ruhet nga politika financiare kredibile dhe koherente, konsistente me kursin fiks devizor të ruajtur afatgjatë, mundësoi që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë vlerësim kreditor "BB+" me perspektivë të përmirësuar nga negative në stabile.

 "Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, rishikimi i perspektivës së vlerësimit kreditor nga negative në stabile ka rëndësi të veçantë sepse është konfirmim i zbatimit të politikave të duhura në kushtet e krizës globale të çmimeve dhe asaj energjetike. Në këtë raport, “Fiç” thekson uljen e deficitit buxhetor në 4.5% të PBB-së në vitin 2022, nga 5.4% në 2021, si faktor kyç për perspektivën stabile. Pritshmëritë e kësaj agjencie janë që deficiti do të zvogëlohet në mënyrë shtesë, me ç’rast në vitin 2024 do të arrijë në 3.2% të PBB-së si rezultat i reduktimit të masave të krizës energjetike, harmonizimeve tatimore, si dhe rimëkëmbjes ekonomike", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Sipas “Fiç”-it, në përforcimin e konsolidimit fiskal që do të kontribuojë në uljen e deficitit buxhetor dhe stabilizimin e borxhit, kontribut pozitiv do të japë përkrahja e FMN-së, nëpërmjet Instrumentit të likuiditetit dhe përkujdesjes.

Gjithashtu, Agjencia pret që në vitin 2024, ulja e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë elektrike, inflacionin ta ulë në 4.1 për qind.

 Nga Agjencia vlerësojnë se fillimi i procesit të integrimit me BE-në do ta përforcojë politikën, do ta përkrahë eksportin dhe fluksin hyrës të investimeve të huaja direkte, që mund të ndikojë pozitivisht në rritjen e vlerësimit në të ardhmen. Vlerësimi kreditor ka ndikim pozitiv ndaj vendimeve për investime në një vend, që nga ana tjetër ka ndikim ndaj rritjes së mëtejshme ekonomike, rritjes së eksportit, si dhe rritjes së punësimit dhe pagave. ar/

 Foto: Ministria e Financave

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR