• e enjte, 04 dhjetor 2025

Përmes portalit "e-shërbime" nxjerrja e listës pronësore për disa sekonda

Përmes portalit

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Qytetarët prej sot për disa sekonda deri në maksimum dy minuta do të mund të nxjerrin listën e pronësisë përmes portalit të ri "e-shërbime" në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive.

Portali  https://e-uslugi.katastar.gov.mk/ mundëson qasje të shpejtë elektronike deri në gjithsej 94 shërbime të ndryshme kadastrale, por dhe përkundër aktivizimit të tij, ueb faqja e mëparshme https://ossp.katastar.gov.mk/OSSP / qëndron në funksion deri më 31 dhjetor të vitit 2024.

Siç tha drejtori i Agjencisë Ivan Zhivkovski, megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që qytetarët, personat juridikë dhe shfrytëzuesit e tjerë të kërkojnë shërbimet përmes sporteleve të Kadastrës.

"Bëhet fjalë për një projekt të ri i cili iu mundëson përdoruesve të marrin shërbime menjëherë pas porosisë përmes postës elektronike, gjë që shkurton ndjeshëm kohën dhe lehtëson qasjen për qytetarët dhe personat juridikë. Deri në fund të vitit do të shtohen edhe dhjetë shërbime të reja dhe gjatë vitit 2025 është planifikuar zgjerimi i mëtutjeshëm për dhjetë shërbime të tjera. Gjithashtu, të gjithë shfrytëzuesit do të mund të identifikohen edhe përmes Sistemit të paralajmërimeve të vetme (SEN), të cilin e menaxhon Ministria e Transformimit Digjital", tha drejtori i Agjencisë, Ivan Zhivkovski në konferencë për media.

Sipas tij, Agjencia e Kadastrës është institucioni i parë shtetëror me mbi 100 shërbime plotësisht të digjitalizuar në dispozicion të qytetarëve.

"Me këtë digjitalizim reduktohen procedurat administrative, rritet transparenca dhe mundësohet qasja efikase deri tek shërbimet, duke i bërë ato më të kapshme, pa pritje të panevojshme dhe me kursime të konsiderueshme në kohë për qytetarët. Nëpërmjet shifrave në periudhën e kaluar kemi treguar se me një organizim të duhur mund t'u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Ne kemi zgjidhur të gjitha problemet e mbetura, ndërsa të gjitha kërkesat aktive të paraqitura tek ne janë duke u zgjidhur. Digjitalizimi është një hap para drejt krijimit të një institucioni modern i cili do të vazhdojë të jetë shërbim i vërtetë për qytetarët", theksoi Zhivkovski. rq/

Foto/video: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR