• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përmbytjet në Itali shkaktuan dëme prej miliarda eurove, kanë vuajtur më shumë bujqit

Përmbytjet në Itali shkaktuan dëme prej miliarda eurove, kanë vuajtur më shumë bujqit

Romë, 18 maj 2023 (MIA) - Përmbytjet në zonën italiane Emilia Romanja kanë shkaktuar dëme prej të paktën një miliardë euro, kumtoi sot kryetari i këtij rajoni Stefano Bonaçini.

Mediat britanike transmetojnë se në vërshimet, që deri më tani kanë marrë jetët e 13 perosnave, sidomos janë goditur fermerët.

"Tashmë kemi vlerësuar se dëmi nga vala e parë e përmbytjeve është pothuajse një miliarëd euro, mund të imagjinoni se sa do të rritet kjo shumë duke pasur parasysh katastrofën e re", deklaroi Bonaçini, duke shtuar se është ende herë për shifra precize.

Qeveria italiane ka premtuar se do të ndajë 20 milionë euro të tjera për riparimin e dëmeve nga përmbytjet, mbi 10 milionë që i dha më parë rajonit pas valës së parë të përmbytjeve, të cilat dy javë më parë morën të paktën dy jetë njerëzish.

Prodhuesi i makinave luksoze “Ferrari”, selia e të cilit është në rajonin Emilia Romanja, ka bërë të ditur se do të japë një milion euro për riparimin e kësaj zone.

Shoqata e fermerëve Koldireti njoftoi se të paktën 5000 ferma janë përmbytur, ku ndër të tjera rriten fruta, misër dhe drithëra të tjera. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR