• e shtunë, 05 tetor 2024

Përmbytet një anije trasportuese turke me 12 anëtarë të ekuipazhit

Përmbytet një anije trasportuese turke me 12 anëtarë të ekuipazhit

Ankara, 20 nëntor 2023 (MIA) - Një anije transportuese turke me 12 anëtarë të ekuipazhit dje është përmbytur gjatë motit të keq në afërsi të bregut turk të Detit të Zi, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Ali Jerlikija.

Kapetani i anijes "Kafkametler" i cili po lundronte me flamur turk, dje në mëngjes ka raportuar se anija po lundronte drejt portit Eregli, në provincën veriperëndimore turke të Zonguldagut, kumtoi paraprakisht zyra e guvernatorit i krahinës.

Ministri Jarlikaja tha se anija u përmbyt pasi goditi murin mbrojtës të portit.

Rajoni dje është përfshirë nga një stuhi e fortë, ndërsa zyra e guvernatorit tha se moti i keq i pengoi avionët dhe anijet ta kërkonin anijen.

"Kur do të përmirësohen kushtet e pafavorshme të motit, menjëherë do të fillojnë aktivitetet e kërkim shpëtimit", tha Jerlikaja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR