• e diel, 22 dhjetor 2024

Përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës

Përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 13 korrik 2023 (MIA)- Ministrat dhe deputetët e pushtetit janë përleshur sot fizikisht me deputetët e PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Të përfshirë në këtë përleshje nuk kanë qenë deputetët e tjerë të opozitës.

Siç bëjnë të ditur mediat në Prishtinë, incidenti ka ndodhur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.

Sipas Koha.net, nuk dihet saktë se çka ka ndodhur, por në një moment Kurti është lagur me ujë dhe kanë filluar të mblidhen deputetë, me çka ka ardhur deri te incidenti.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka urdhëruar që të ndërhyjë policia.

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR