• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përgjegjësia për ndryshimet e Kodit Penal është e Kuvendit, ndryshimet janë bërë me votën e disa deputetëve, thotë Lloga

Përgjegjësia për ndryshimet e Kodit Penal është e Kuvendit, ndryshimet janë bërë me votën e disa deputetëve, thotë Lloga

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Përgjegjësia për ndryshimet e Kodit Penal është e Kuvendit të RMV-së. Domethënë, ato ndryshime janë bërë me votën e disa deputetëve, deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. 

I pyetur nëse e ka autorizuar zëvendësministren e Drejtësisë që ta nënshkruajë propozim ligjin për ndryshim të Kodit Penal, Lloga, tha se zëvendësministri ka të drejtë, në mungesë të ministrit të jetë propozues, ndërsa mbetet që Qeveria të deklarohet me votim. 

"Nuk jam dakord me kualifikimet. Pra, zëvendësministri ka të drejtë si çdo ministër në Qeveri kur ministri mungon dhe mund të jetë propozues i çdo gjëje dhe gjithçkaje. Pra, mbetet pas mbështetjes së Qeverisë të deklaruar me votim nëse është pro apo jo. Sido që të jetë, ashtu siç e thoni ju propozimi, përgjegjësia është e Kuvendit të RMV-së. Pra, ato ndryshime janë bërë me votën e deputetëve të caktuar", deklaroi Lloga.

I pyetur, drejtpërdrejt nëse ai e ka autorizuar zëvendësministren që të nënshkruajë një propozim të tillë, Lloga tha se autorizimi është shënuar në Ligjin për qeverinë. 

"Autorizimi është shënuar në Ligjin për qeverinë, kështu që unë nuk jam dikush që me një letër të thjeshtë të autorizoj ose të çautorizoj dikë në shtet", deklaroi Lloga. 

Në lidhje me atë nëse grupi i punës i cili i shënoi ndryshimet është i njëjti që e shënon edhe Kodin e ri Penal, Lloga tha se për atë se kush ka punuar në ndryshimet e propozuara, duhet të deklarohet zëvendësministrja. 

"Me përgjegjësinë më të madhe pohoj se grupi i punës ka punuar për draft variantin e Kodit të ri Penal dhe nuk ka punuar për këto ndryshime që u propozuan nga zëvendësja. Zëvendësministrja e Drejtësisë do të duhet të deklarojë se cila pjesë e ekipit i ka propozuar", deklaroi Lloga. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR