Përgatitjet për Samitin e ardhshëm të BE-së dhe lufta kundër antisemitizmit janë temat kryesore të GAK
- Përgatitjet për takimin e tetorit të krerëve të shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe masat për të luftuar antisemitizmin në Evropë do të jenë temat kryesore të seancës së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAK) që do të mbahet sot në Luksemburg.
Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) - Përgatitjet për takimin e tetorit të krerëve të shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe masat për të luftuar antisemitizmin në Evropë do të jenë temat kryesore të seancës së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAK) që do të mbahet sot në Luksemburg.
Sipas paralajmërimeve, ministrat dhe sekretarët shtetëror për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-së do të duhet të harmonizojnë tekstin e Propozim-konkluzioneve për samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, që duhet të mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel.
Në Samit është parashikuar që liderët evropianë të diskutojnë për situatën në Ukrainë, për ngjarjet në Lindjen e Afërt, për tema që lidhen me konkurrencën dhe migracionin, për konferencat e ardhshme mbi biodiversitetin në qytetin kolumbian Kali dhe për ndryshimet klimatike në Baku, si dhe për çështje konkreta nga politika e jashtme, mes të cilave edhe për ngjarjet në Gjeorgji, Moldavi, Venezuelë dhe Sudan.
Në seancën e sotme të GAK do të diskutohet për luftën kundër antisemitizmit në BE dhe ministrat pritet t'i bëjnë thirrje Këshillit Evropian të miratojë një deklaratë të re për promovimin e mënyrës së jetesës hebreje dhe luftën kundër anti -semitizmit.
Në vazhdim të seancës do të diskutohet për marrëdhëniet e BE-së me Zvicrën dhe Britaninë e Madhe, për raportin nga monitorimi i zgjedhjeve të qershorit për deputetë të Parlamentit Evropian dhe situata në Gjeorgji në prag të zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit.
Është parashikuar në seancë, FAK të miratojë rekomandime të integruara specifike për secilin prej vendeve të BE-së dhe t'i dorëzojë ato në Këshillin Evropian.
Me takimin e Këshillit do të kryesojë Ministri hungarez i Çështjeve Evropiane, Janosh Boka, vendi i të cilit është kryesues aktual i BE-së.
Në seancën e GAK-it do të marrin pjesë edhe nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër dhe për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Maros Shefçoviq dhe Komisionerja Evropiane për vlera dhe transparencë, Vera Jurova.
Nga ana tjetër, Jurova do t'i informojë ministrat për rezultatet e "turnetus të saj demokratik" nëpër disa vende anëtare të BE-së dhe SHBA-së, kushtuar përpjekjeve për mbrojtjen e proceseve zgjedhore nga manipulimet, ndërhyrjet e huaja dhe dezinformatat, si dhe t'i prezantojë gjetjet kryesore të raportit për integritetin e zgjedhjeve evropiane të qershorit.
Para seancës së GAK do të mbahet Konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri, me të cilën Tirana do të nisë praktikisht negociatat për anëtarësim në Union pas Klasterit të parë “vlerat themelore”. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s