Përgatitet ligji i ri për shërbimin e zjarrfikësve, pastaj do të përforcohen kapacitetet e shërbimeve të zjarrfikësve, njoftoi Mickoski
- Është duke u hartuar Ligji i ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit menjëherë do të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për problemet e kahmotshme me numrin e zjarrfikësve në NJTZ në Koçan të cilët me guxim morën pjesë në shuarjen e zjarrit në diskotekën "Puls" ku humbën jetën 59 të rinj.
- Post By Sara Ademi
- 15:00, 2 prill, 2025

Shtip, 2 prill 2025 (MIA) - Është duke u hartuar Ligji i ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit menjëherë do të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për problemet e kahmotshme me numrin e zjarrfikësve në NJTZ në Koçan të cilët me guxim morën pjesë në shuarjen e zjarrit në diskotekën "Puls" ku humbën jetën 59 të rinj.
"Punësimi në Shërbimet e zjarrfikësve është një nga problemet që prek drejtpërdrejt pushtetet vendore. Ligji i ri për shërbimin zjarrfikës është duke u hartuar dhe menjëherë pas hartimit të atij ligji do të forcohen kapacitetet e shërbimit zjarrfikës në tërë territorin, me prioritet qytetin e Koçanit", tha kryeministri Mickoski.
Ndryshe në NJTZ-Koçan janë punësuar gjtihsej 16 zjarrfikës, ndërsa sipas numrit të banorëve në komunat Koçan, Çeshinovë-Oblleshevë dhe Zërnovc numri i përgjithshëm i zjarrfikësve të punësuar duhet të arrijë 33. Viteve të fundit ngarkesa rreth sigurimit të pagave, pajisjes dhe automjeteve ka qenë mbi komunën e Koçanit, ndërsa dy komunat rurale Çeshinovë-Oblleshevë dhe Zërnovc nuk marrin pjesë me financa në funksionimin e NJTZ-së Koçan. sa/
Foto: MIA