• e enjte, 09 janar 2025

Përfundon gjykimi i "Proud Boys" për urdhërat për të hyrë në Kapitolin amerikan

Përfundon gjykimi i

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Procesi gjyqësor kundër udhëheqësve të grupit "Proud Boys" (Djemtë krenarë) përfundon me  daljen e sotme të prokurorit i cili tha se me sulmin në Kapitol më 6 janar të vitit 2021, të akuzuarit kanë treguar "etje për dhunë dhe veprime të organizuara".

Sipas zëvendësprokurorit Konor Malrom (Djemtë krenarë) llogariteshin si forcë ushtarake të ish presidentit Donald Tramp dhe ishin të "gatshëm të kryejnë dhunë në emër të tij", për ta mohuar humbjen e tij në zgjedhjet në vitin 2020.

"Për këta të akuzuar, politika më nuk kufizohet me debate ose votim", tha Malro. "Për ta politika nënkuptonte luftë fizike reale.

Ish udhëheqësi i Proud Boys Henri "Enrike" Tario, si dhe Itan Nordean, Xhozef Bigs, Zakari Rel dhe Dominik Pecola, akuzohen për nxitje të komplotit dhe shkeljeve të tjera, për atë që prokurorët e përshkruan si një komplot për të përdorur dhunën për minim të pushtetit presidencial.

Sot, fjalën e fundit në gjykim e kanë edhe përfaqësuesit e mbrojtjes.

Gjatë trazirave më 6 janar të vitit 2021 humbën jetën pesë persona ndërsa më shumë se 140 policë u lënduan. Deri në ditën e sotme, akuza për sulmin në Kapitol morën mbi 1.000 të dyshuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR