• e premte, 05 korrik 2024

Përfundon edicioni i 5-të i Ditëve të Arsimimit Mediatik 2023

Përfundon edicioni i 5-të i Ditëve të Arsimimit Mediatik 2023

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Me takimin vjetor të Rrjetit të Arsimimit Mediatik, i cili sot do të mbahet në hapësirat e ASHMAA në Shkup, përfundon edicioni i 5-të i Ditëve të Arsimimit Mediatik, të cilat filluan më 24 tetor me konferencën "Arsimimi Mediatik në hapësirat digjitale".

Këtë vit në disa lokacione u mbajtën një seri e punëtorive, panel diskutime dhe ngjarje të tjera publike të cilat ishin udhëhequr nga motoja e këtij viti "Gishti i shpejtë, sjell lajme të rreme", me çka edhe Maqedonia e Veriut u përfshi në Javën globale të arsimimit mediatik dhe informativ të UNESKO-s.

Agjencia Informative Mediatike - MIA si mbështetëse mediatike e manifestimit, njoftoi dhe i afirmon të gjitha aktivitetet e Rrjetit për Arsimim Mediatik, ndërsa më 27 tetor në Manastir, në akademinë e biznesit Smilevski, ka organizuar ngjarje të veçantë profesionale - shkencore në temën "Roli dhe kontributi i bashkësisë akademike për arsimimin mediatik".

Siç është bërë e ditur në Rrjetin e Arsimimit Mediatik marrin pjesë institucione, organizata dhe shoqata të gazetarëve dhe asociacione nga vendi të cilat mbështesin arsimim mediatik. fc/

Fotografia: DAM

QËNDRONI TË LIDHUR